Atletico Madridi ka triumfuar ndaj Real Betisit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Pas vetëm dy minutash lojë, Los Cholchoneros kaluan në epërsi me golin e Joao Feliz që u asistua prej Angel Correas.
Por, Betisi nuk u dorëzua dhe ia doli t’i barazonte shifrat me anë të Cristian Tellos (45+5), e që u asistua prej Sabaly.
45’ (+5’) ⏱⚽️ ¡¡¡GOOOOOOOL DEL REAL BETIS!!! 👏👏 ¡¡Marca @ctello91!! 🎯🔥
💚🤍 #RealBetisAtleti 1-1 🔴⚪#DíaDeBetis pic.twitter.com/uNGCl6GGuP
— Real Betis Balompié 🌴💚 (@RealBetis) March 6, 2022
Por, Atletico në pjesën e dytë ishte edhe më i frikshëm, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 61-të, Felix ia doli të shënonte golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin e tij me një asistim të Marco Llorentes.
❤️🤍❤️🤍❤️🤍❤️🤍
¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟! ✌🏼
★ @JoaoFelix70 ☆❤️🤍❤️🤍❤️🤍❤️🤍 pic.twitter.com/ZFnwV7ETSW
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 6, 2022
Për të vulosur fitoren e Atleticos u përkujdes Thomas Lemar që realizoi për 3-1 në minutën e 80-të me një asistim të Antoine Griezmann.
Pas javës së 27-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 48 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të tretin. /Telegrafi/