Atletico Madridi ishte afër të merrte një barazim të madh të minutave të fundit ndaj Cadizit, por u mposht në fund me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka lënë pasoja te Atletico, pasi edhe në La Liga ka humbur, edhe përkunder formës fantastike në kampionat, me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit.
Ishte Cadizi skuadra që mposhti Atleticon, në një triler të minutave të fundit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e parë me anë të Theo Bongonda, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Alex Fernandez (81’) shënoi për 2-0.
💛🔴 #CádizAtleti #LaLigaSantander
1-0 | Final del primer tiempo.#VamosCádiz
— Cádiz Club de Fútbol (@Cadiz_CF) October 29, 2022
Megjithatë, Atletico arriti të kthehet në lojë në minutën e 86-të me anë të Joao Felix që ngushtoi shifrat në 2-1, ndërsa i njëjti lojtar barazoi në 2-2 në minutën e 89-të.
Kur pritej që kryeqytetasit të shënonin në minutat shtesë golin e fitores ose ndeshja të mbyllej me barazim, në skenë doli Ruben Sobrino (90+) që shënoi golin e fitores 3-2.
All over in Cádiz. pic.twitter.com/a1Hm93oKAw
— Atlético de Madrid (@atletienglish) October 29, 2022
Pas kësaj fitore, Cadizi ngjitet në pozitën e 18-të me 10 pikë, ndërsa Atletico mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Atletico e pret Espanyolin, ndërsa Cadizi udhëton te Getafe. /Telegrafi/
https://twitter.com/atletiuniverse/status/1586388429180440576
https://twitter.com/atletiuniverse/status/1586389262077157376