Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Osasunas doli të jetë e fortë dhe me pak raste shënimi.
Pjesa e parë solli vetëm një rast shënimi, kur Lucas Torro tentoi për Osasunan.
⏱ 45'+5' | Atleti 0️⃣-0️⃣ Osasuna
¡𝘿𝙚𝙨𝙘𝙖𝙣𝙨𝙤 en el Wanda @Metropolitano! ⏸
¡Cogemos fuerzas para seguir luchando por los tres puntos!🔴⚪ #AúpaAtleti | ⚽#AtletiOsasuna pic.twitter.com/ifrbncfTlC
— Atlético de Madrid (@Atleti) November 20, 2021
Me të filluar pjesa e dytë Atletico shënoi me Antoine Greizamnn, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.
Në minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madridi rriti presionin në portën e mysafirëve.
Tannick Carraso rrezikoi në minutën e 82-të, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Goli erdhi në minutën e 87-të, kur Felipe shënoi me një goditje me kokë për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1462139496431071233
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Atletico fitoren e shtatë sezonel, ku tani me 26 pikë mban pozitën e 4-të. /Telegrafi/