Site icon Telegrafi

Atletico Madridi luan vetëm për fitore ndaj Espanyolit, formacionet zyrtare

Atletico Madridi dhe Espanyoli i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Los Colchoneros janë nikoqir të katalunasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në Ëanda Metropolitano nga ora 16:15.

Ekipi i Diego Simeone vjen nga një humbje befasuese nga Mallorca dhe synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar një vend në katërshe.

Në anën tjetër, edhe mysafirët janë në formë të mirë me tri fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe duan të vazhdojnë serine pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te mysafirët nga minuta e parë luan mesfushori shqiptar, Keidi Bare.

Atletico Madrid: Oblak; Vrsajlko, Savic, Felipe, Reinaldo; Llorente, Koke, Kondogbia, Lemar; Correa, Felix;

Espanyol: Lopez; Calero, Gomez, Cabrera, Pedrosa, Oscar Gil, Bare, Darder, Vilhena, Puado, Raul de Tomas

/Telegrafi/

Exit mobile version