Atletico Madridi ka konfirmuar se pas testeve të bëra dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirusin e njohur si COVID-19.
Kryeqytetasit spanjollë janë kthyer nga pushimet për përgatitje para-sezonale pas fillimit të sezonit 2020/21.
Megjithatë, para rinisjes secili klub i nënshtrohet testeve për coronavirus për të marr dritën e gjelbër të rifillimit të stërvitjeve.
[🆕⚽] 2020/21 pre-season to kick off on Sep. 4! 🤩
🏧 🅥🅐🅜🅞🅢 🅐🅣🅛🅔🅣🅘!
🔴⚪ #AúpaAtleti pic.twitter.com/IP97RpW88B
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 2, 2020
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Atletico Madridi, i cili i ka testuar të gjithë stafin dhe futbollistëve.
Pas testimit, klubi nga Wanda Metropolitano ka konfirmuar se ka dy rezultatet pozitive, pra dy lojtarë të infektuar.
“Lojtarët tanë të ekipit të parë iu nënshtruan testeve para-sezonale të enjten, përveç atyre që janë aktualisht në detyrë ndërkombëtare dhe Diego Costa dhe Arias, të cilët rezultuan pozitivë gjatë pushimeve të tyre dhe aktualisht janë në izolim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Our first team players underwent the pre-season tests on Thursday, except for those who are currently on international duty and Diego Costa and Arias, who tested positive during their holidays and are currently isolating.
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 3, 2020