Telegrafi

Atletico Madridi ka harxhuar 82 milionë euro për lojtarët që i kishte marr më herët

Atletico Madrid tashmë ka shpenzuar 82 milionë euro për transferime gjatë këtij afatit kalimtar.

Los Rojiblancos nënshkruan me Yannick Carrascon dhe Alvaro Moratan për 27 milionë euro dhe 55 milionë euro përkatësisht, pasi dyshja ishin në klub si huazim.

Marrëveshja e tyre me Chelsean sa i përket Moratas kishte një klauzolë që thoshte që pagesa duhej të përfundonte deri më 1 korrik që lëvizja të bëhej e përhershme.

Atletico deri tani ka nënshkruar vetëm me portierin Ivo Grbic që ka kushtuar pak mbi 3 milionë euro dhe kjo e çon shpenzimin e përgjithshme të klubit deri në 85 milion euro.

Ndërkohë, klubi është i gatshëm të shes lojtarë si Thomas Lemar, Diego Costa, Vitolo, Hector Herrera, Mario Hermoso, Angel Correa ose Santiago Arias për të ekuilibruar librat e tyre.

Përveç kësaj, Atletico tashmë e ka bërë të qartë se ata duan të mbajnë emra si Morata, Jose Maria Gimenez, Joao Felix, Jan Oblak, Thomas Partey dhe Saul Niguez.

Për të nënshkruar me ndonjë nga këta lojtarë, klubet do të duhet të paguajnë klauzolat e tyre të lirimit. /Telegrafi/