Telegrafi

Atletico Madridi ka futur në skuadër një shqiptar për ndeshjen e sotme

Talenti shqiptar Keidi Bare është përfshirë në bankën rezervë të Atletico Madridit.

Skuadra e Diego Simeones po luan ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Las Palmas.

Kjo është hera e parë që mesfushori i talentuar 19-vjeçar përfshihet në ekipin e parë.

Mbetet të shihet nëse Diego Simeone do ta inkuadrojë futbollistin.

Bare është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe njëri ndër lojtarët më të talentuar shqiptar.