Talenti shqiptar Keidi Bare është përfshirë në bankën rezervë të Atletico Madridit.
Skuadra e Diego Simeones po luan ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Las Palmas.
Kjo është hera e parë që mesfushori i talentuar 19-vjeçar përfshihet në ekipin e parë.
Mbetet të shihet nëse Diego Simeone do ta inkuadrojë futbollistin.
Bare është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe njëri ndër lojtarët më të talentuar shqiptar.