Atletico Madrid ka shënuar fitore përballë Borussia Dortmundit me rezultat 2-0.
Si gjithmonë Atletico Madridi luajti më pak me topin, pasi gjermanët e kishin posedimin.
Raste nuk kishte shumë në 30 minutat e para të ndeshjes.
Në minutën e 33-të mbrojtësi Filipe Luis pasoi te Saul që shënoi për 1-0 në portën e Roman Burkit.
Griezmann e Thomas provuan gjithashtu për ta shtuar epërsinë në pjesën e parë, por pa sukses.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 80-të, ku Thomas pasoi te Antoine Griezmann që shënoi për 2-0.
Të dy skuadra kanë nga 9 pikë dhe udhëheqin grupin. /Telegrafi/
https://twitter.com/CPlaymakes__/status/1059911778581274630