Atletico Madridi e ka mposhtur Elchen në kuadër të javës së dytë në La Liga.
Ndeshja filloi mjaft e baraspeshuar, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme.
Por, momenti vendimtari ndeshjes erdhi në minutën e 39-të, kur Angel Correa pranoi një asistim nga Rodrigo de Paul, për të shënuar për 1-0.
⏱39' | Atleti 1⃣-0️⃣ Elche
🔥GOOOOOOOOOOOLLL
🏧🗣️¡ @AngelCorrea32 !
🔥GOOOOOOOOOOOLLL🔴⚪ #AúpaAtleti | #AtletiElche https://t.co/xOcjcAKghg
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 22, 2021
Në 45 minutat e dytë, Atletico Madridi tentoi të vuloste fitoren, mirëpo haste në një mbrojtje të ngjeshur të Elches.
Deri në fund, edhe mysafirët kishin rastet e tyre shënimi, po u mungoi konkretizimi para portës së Los Rojiblancos.
Pas javës së dytë, Atletico Madridi është lider me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohen me Villarealin. /Telegrafi/