Atletico Madridi ka fituar 2-0 ndaj Sevillës në kuadër të javës së shtatë në La Liga.
Golin e parë për Los Cholchoneros e shënoi Marcos Llorente në minutën e 29-të, me një asistim nga Koke.
Ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.
⏸️ ¡Tiempo de descanso en el Sánchez-Pizjuán!
¡En 15 minutos volvemos! 💪🏻• #AúpaAtleti • #SevillaFCAtleti • pic.twitter.com/J9nxw2EPlB
— Atlético de Madrid (@Atleti) October 1, 2022
Ishte minuta e 57-të e takimit kur Matheus Cunha asistoi te Alvaro Morata, për rezultatin 2-0.
Deri në fund, Atletico ia doli të mbahej dhe e ruajti rezultatin, për t’i fituar pikët e plota.
Pas javës së shtatë, Atletico Madridi gjendet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të kenë punë me Gironan. /Telegrafi/