Site icon Telegrafi

Atletico Madridi fiton në frymën e fundit, PSG prek fundin

Atletico Madridi ka shënuar fitore si mysafir i PSG-së me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt fazës së ligës në Ligën e Kampionëve

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Achraf Hakimin, por pa sukses.

Nuk vonoi shumë dhe përballja u hap me Warren Zaire-Emery që shënoi për 1-0 në minutën e 14-të.

Por Atletico Madrid u kundërpërgjigj shpejt, me Nahuel Molina që barazoi shifrat për 1-1.

Me këto gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte me dominimin e francezëve,

Osumane Demebel, Bradley Barcola dhe Achraf Hakimi kishin raste, por nuk arritën të shënonin.

Në fund Atletico Madridi arriti të shënoj me anë të Angel Correa në kohën shtesë për fitoren e madrilenëve.

 

PSG pas këtij barazimi ka 5 pikë në vendin e 24-të, ndërsa Atletico Madridi është edhe më kaq me 4 pikë në vendin e 28-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version