Telegrafi

Atletico Madridi fiton në frymën e fundit ndaj Espanyolit

Atletico Madridi ka triumfuar 2-1 me Espanyolin në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.

Në 45 minutat e dytë, të parët që kaluan në epërsi ishin Los Cholchoneros, që shënuan nëpërmjet Yannick Carrascos në minutën e 52-të me një asistim të Matheus Cunhas.

Pas këtij goli të shënuar, vendasit morën më shumë vetëbesim, por vetëm për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Në minutën e 71-të, Geofrey Kondogbia mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Kështu, Espanyoli pas vetëm tre minutash ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me anë të Rodrigo de Paul.

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Carrasco (90+8), për t’i fituar skuadrës së tij tre pikë të mëdha.

Pas javës së 32-të, Atletico Madridi renditet në vendin e katërt me 60 pikë – aq sa ka edhe Barcelona e Sevilla, ndërsa në xhiron e 33-të do të përballet me Granadan. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore