Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolid me rezultat 2-1 në xhiron e fundit të La Ligas, duke u shpallur kampion i Spanjës.
Me 86 pikë të tubuara, Los Colchoneros e mbyllin si të parët kampionatin, duke lënë pas Real Madridin dhe Barcelonën.
Ky është titulli i 11-të i kampionit për Ateletico Madridin, ndërsa fiton sërish trofeun e më të mirët në Spanjë pas shtatë vitesh.
Ndeshja nisi më mirë për Real Valladolid që shkoi në pushim me rezultat 1-0 me golin e Oscar Plano në minutën e 19-të të takimit.
https://twitter.com/LaLigaFRA/status/1396146152198836228
Atletico u mundua të bëjë më shumë në këtë pjesëlojë, por nuk arritën të shënonin edhe pse kishin raste.
Por me të filluar pjesa e dytë, Atletico shtoi sulmet drejt portës kundërshtare.
Ishte Angel Correa që shënoi gol të bukur, duke dribluar disa kundërshtarë, pastaj me një goditje të bukur shënoi për 1-1 në minutën e 57-të.
CO ZA DRYBLING, CO ZA PRECYZJA! ⚽
Ángel Correa zdobył wyrównującą bramkę w meczu z Realem Valladolid! Atlético Madryt o krok od mistrzostwa! 🏆#lazabawa 🇪🇸 pic.twitter.com/2H2aFzqliV
— ELEVEN SPORTS PL (@ELEVENSPORTSPL) May 22, 2021
Nuk vonoi shumë dhe Atletico mori epërsinë, ku Luis Suarez shënoi në minutën e 66-të për 2-1.
Uruguaiani mori një top në mesin e fushës dhe i vetëm me portierin shënoi me qetësi të madhe.
https://twitter.com/FutbolStan_/status/1396155547368427520
Deri në fund Atletico kishte edhe raste tjera për të shënuar, por që rrjeta heshti.
Më tu dëgjuar fishkëllima e fundit e gjyqtarit, lojtarët e Atleticos filluan festën. /Telegrafi/