Atletico Madridi ka fituar 2-1 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse dy skuadrat patën shanse të mira shënimi.
Në minutën e 48-të, Betisi ia doli të tunde rrjetën e mysafirëve, mirëpo goli i tyre u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
46’ ⏱⚽ Second half begins! 🆙👏
💚🖤 #RealBetisAtleti 0-0 🔴⚪#BetisDay pic.twitter.com/q9pUNDp0t7
— Real Betis Balompié (@RealBetis_en) October 23, 2022
Mirëpo, Los Cholchoneros më pas shënuan nëpërmjet Antoine Griezmannit (54’), për rezultatin 1-0.
Për golin e dytë, sërish ishte aty sulmuesi francez, duke realizuar në minutën e 71-të, me një asistim të Matheus Cunha.
¡¡¡¡G⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽LLLLLLL!!!!
✖️2️⃣ @AntoGriezmann
❤️🤍 pic.twitter.com/2bbL2Lv5ME
— Atlético de Madrid (@Atleti) October 23, 2022
Betisi nuk u dorëzua deri në fund, duke i dalë të ngushtojnë epërsinë e Atleticos në 2-1 me golin e Nabil Fekir (84′).
Pas javës së 11-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do kenë punë me Cadizin. /Telegrafi/