Site icon Telegrafi

Atletico Madridi i falet golave të Correas, fiton ndaj Gironas

Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Gironës me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tetë në La Liga.

Los Colchoneros e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e pestë, kur Antoine Griezmann asistoi te Angel Correa i cili shënoi për 1-0.

Edhe pse kishte raste të tjera, pjesa e parë nuk solli gola të tjerë.

Me të filluar pjesa e dytë, Atletico Madridi arriti të shënojë sërish me të njëjtin protagonist.

Correa shënoi golin e dytë personal në minutën e 48-të të takimit për 2-0.

Mysafirët arritën ta hapin ndeshjen me Rodrigo Riquelmen në minutën e 66-të, kur shënoi për 2-1.

Girona kishte edhe dy raste të tjera për të barazuar rezultatin me Alex Garcia dhe Cristian Stuanin, por në të dyja rastet Jan Oblak ishte në vend.

Atletico Madridi ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë pas kësaj fitoreje./Telegrafi/

Exit mobile version