Pjesa e parë mes Manchester United dhe Atletico Madrid ishte interesante, ku nuk munguan radhe dhe u shënua një gol.
Anthony Elanga rrezikoi i pari në këtë takim që në minutën e 13-të, por që Jan Oblak ishte në vend.
Atletico Madridi u përgjigj me Rodrigo de Pau, por David de Gea bëri një pritje të madhe për të mbajtur portën e sigurt.
⏱ 13' | M. United 0⃣-0⃣ Atleti
👐⛔⚽ Quel arrêt! pic.twitter.com/M9Y2cX9A6S
— Atlético de Madrid (@AtletiFR) March 15, 2022
Bruno Fernandes tentoi në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.
Në minutën e 34-të Atletico Madridi shënoi me Joa Felix, por që në fillimet e aksionit kishte një pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.
Atletico Madridi gjeti epërsinë në minutën e 41-të, kur një harkim i Antoine Griezmann gjeti kokën e Renan Lodi i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/PLWeek28/status/1503834545988280330
Man Utd ka mundur të barazojë shifrat, por gjuajtja e Bruno Fernandes në kohën shtesë u ndal nga Oblak.
Skuadra shkojnë në pushim me epërsin e Atleticos me rezultat të përgjithshëm 2-1, pasi ndeshja e parë u mbyll baras 1-1. /Telegrafi/