Telegrafi

Atletico Madridi e demolon Eibarin dhe vazhdon distancën e ngushtë me Real Madridin e Barcelonën

Atletico Madridi ka triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Eibarit në kuadër të javës 33-të në La Liga.

Los Rojiblancos ishin të pamëshirshëm dhe pas 42 minutash lojë kaluan në epërsi me anë të Angel Correas, që u asistua nga Hector Herrera.

Correa ishte tejet disponuar për lojë dhe vetëm pas dy minutash shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të dytin për skuadrën e tij me një asistim nga Yannick Carrasco.

Në 45 minutat e dytë, vendasit arritën të shënon edhe tre herë të tjera.

Carrasco pranoi një asistim nga Saul Niguez, për të shënuar për 3-0 në minutën e 49-të.

Në listën e realizatorëve u fut me dy gola edhe Marcos Llorente që të parën e shënoi në minutën e 53-të.

E dyta për të erdhi në minutën e 68-të, duke siguruar kështu një fitore të thellë 5-0.

Pas javës së 33-të, Atletico Madridi vazhdon të jetë lider me 70 pikë, katër më shumë se Real Madridi dhe pesë më shumë se Barcelona, që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/