Telegrafi

Atletico Madridi dhe Real Betisi luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Atletico Madrid dhe Real Betis kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Kryeqytetasit janë nikoqir të Betisit në takimin i cili pritet të zhvillohet në Wanda Metropolitano me fillim nga 16:15.

Ekipi i Diego Simeones vjen në këtë ndeshje pas dy barazime radhazi dhe synon sa më shpejt t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë me tri fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë këtë seri pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Gimenez, Hermoso; Correa, De Paul, Koke, Carrasco; Griezmann, Suarez; 

Real Betis: Bravo; Montoya, Pezzella, Edgar, Moreno; Carvalho, Guardado, Canales; Rodri, Juanmi, Jose;

/Telegrafi/