Atletico Madrid është shokuar nga lajmi që dy futbollistë të saj kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Lajmi qarkulloi gjatë, ndërsa tani klubi spanjoll e ka konfirmuar atë duke zbuluar edhe emrat e dy të infektuarve.
Fjala është për sulmuesin anësor Angel Correa si dhe mbrojtësin kroat Sime Vrsaljko.
Të dy lojtarët janë asimptomatik, ndërsa ata janë izoluar dhe do të humbasin ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj RB Leipzig.
PCR tests for remaining first team players, coaches come back negative.
➡ https://t.co/dbdmCbEHl0— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 10, 2020
Klubi madrilen ka konfirmuar se edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit kanë bërë teste të reja të dielën në mbrëmje.
Mirëpo pas testimeve të reja e gjithë pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negativ dhe Atletico do të marrë rrugën për në Lisbonë.
Los Colchoneros do të përballen të enjten me klubin gjerman RB Leipzig në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/