Futbollistët spanjollë, sulmuesi Diego Costa dhe Vitolo janë zyrtarizuar nga skuadra e madhe nga La Liga, Atletico Madrid.
Los Colchoneros ishin të dënuar nga FIFA për mos-transferim të futbollistëve deri më 1 janar të vitit 2018.
Kjo i penalizoi skuadrën nga Wanda Metropolitano pasi nuk mundën të regjistronin futbollistë deri më këtë datë edhe përkundër disa marrëveshjeve të bëra.
🔝🔴⚪🔴 Today's going to be a big day. The Wanda @Metropolitano is ready to officially present @VitoloMachin and @diegocosta as Atlético players and host our final training session of the year! Are you coming?#AúpaAtleti pic.twitter.com/OGC4PPpTf8
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 31, 2017
Atletico në verë kishte blerë ish-sulmuesin e tyre, Costa nga Chelsea për një shifër të raportuar rreth 65 milionë euro dhe spanjollin tjetër nga Sevilla, Vitolon, për rreth 30-35 milionë euro.
Megjithatë, prezantimi i tyre si lojtarë të Los Colchoneros ka ardhur vetëm sot (e diel) në ditën e fundit të vitit 2017.
Costa dhe Vitolo janë prezantuar në një konferencë të hapur për media, nën praninë e Presidentit të Klubit, Enrique Cerezo dhe të gazetarëve, teksa kanë zbuluar edhe numrat e fanellave që do të bartin.
Sulmuesi problematik, Costa në gjysmën e sezonit të mbetur 2017/18 do ta bartë fanellën me numër 18.
Në anën tjetër, mesfushori anësor, Vitolo, i cili ishte i huazuar te Las Palmas këta gjashtë muaj do ta bart fanellën me numër 23. /Telegrafi/