Atletico Madrid ka shënuar fitore ndaj Elches me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 34-të në La Liga.
Madrilenët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar dy raste të shpejta me Luis Suarez, ku njëra u fut edhe në portë, por u anulua nga VAR.
Në minutën e 23-të ishte Yannick Carrasco që asistoi te Marcos Llorente i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/UltimateFootyTV/status/1388506834403745792
Edhe Elche shënoi në fund të pjesës së parë me Diego Gonzalez, por goli u anulua nga VAR.
HT in Elche as Atleti are one goal up!
Thoughts on our performance so far? pic.twitter.com/VuFjQFqAcB— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 1, 2021
Suarez kishte rast të mirë edhe në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë.
Krejt në fundin e ndeshjes Elche fitoi penallti pas lojës me dorë të Llorente.
Fidel gjuajti nga pika e bardhë, por që nuk arriti të shënojë, duke goditur shtyllën.
VAMOOOOS!!!!! ➕3️⃣🔴⚪ pic.twitter.com/5ojNKVHQFn
— Atlético de Madrid (@atletienglish) May 1, 2021
Atletico mbetet lider me 76 pikë, pesë më shumë se Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/