Site icon Telegrafi

Atletico Madrid ‘leksion’ Borussia Dortmundit  pas 45 minutash

Atletico Madridi e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, duke shkuar në pushim me rezultat 2-0.

Los Colchoneros arritën të shënon që në fillim, dhe këtë me asnjë të një gabimi skandaloz të gjermanëve.

Zhvillohej minuta e 4-të, kur Rodrigo de Paul shënoi nga afër për 1-0.

https://twitter.com/pubitysport/status/1778138326211428769

Vendasit ishin më të mirë duke rrezikuar edhe në minutën e 20-të me Jose Maria Gimenez, por pa sukses.

Në minutën e 32-të, Samuel Lino arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-0.

https://twitter.com/pubitysport/status/1778145198825955337

Një epërsi shumë e mirë e Aletico Madridit në ndeshjen e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version