Bisedimet kanë filluar mes Atletico Madridit dhe Paris Saint-Germain për Edinson Cavanin me lojtarin që besohet se ka rënë dakord kushte e Los Rojiblancos dhe tani pritet një marrëveshje mes klubeve.
Nëse Cavani arrin, atëherë ai nuk do të jetë sulmuesi i parë që ka mbërritur në Atletico Madrid në afatin e janarit.
Alvaro Morata e bëri këtë sezonin e kaluar dhe ka qenë një sukses pasi ai është golashënuesi më i mirë për klubin deri më tani këtë sezon, me gjashtë gola në 15 ndeshje.
Edhe një sezon më herët, klubi e mori Diego Costan në janar.
Sulmuesi me origjinë braziliane kishte mbërritur më herët, por klubi ishte i dënuar me ndalim të transferimeve, deri në fatin e dimrit.
Ardhja e dytë në klub, që nuk doli aq e suksesshme sa e para për shkak të dëmtimeve, pezullimeve dhe formës së dobët.
Shtatë gola në 23 ndeshje nuk i përmbushën me të vërtetë pritjet që Atletico Madrid kishte për Costan.
Një nga nënshkrimet më të famshme të janarit ishte edhe ai i Fernando Torres, kur tifozët e mbushën “Vicente Calderonin” më 4 janar 2015, për të mirëpritur përsëri El Nino.
Ai shënoi shtatë gola atë gjysmë sezoni dhe e ndihmoi ekipin të arrinte një tjetër finale të Ligës së Kampionëve në 2015/16.
Për sa i përket nënshkrimeve të tjera të dimrit, ajo e Augusto Fernandez gjatë sezonit 2015/16 ishte ndoshta më e mira e epokës së Diego Simeone.
Edhe pse ai ishte një mesfushor dhe jo sulmues, argjentinasi ishte i rëndësishëm për klubin deri sa dëmtimet e larguan nga skena.
Po ashtu për të ardhmen mund të jetë edhe Cavani .
Drejtorët në klub shpresojnë që uruguaiani të jetë një nga blerjet e mira të klubit. /Telegrafi/