Atletico Madridi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Valencias, ku shkëlqeu portieri Diego Alves me dy penalti të intervenuara në mënyrë maestrale.
Pjesa e parë kaloi me lojë të balancuar, ku Atletico kishte primatin.
Pas rasteve të ndryshme të dyja skuadrave, në zonë u pengua një lojtar i Atleticos, nga çka iu drejtua pikës së bardhë Griezmann.
Antoine Griezmann mori përgjegjësinë, por penaltinë e tij shumë mirë të gjuajtur e ndali në mënyrë të pabesueshme Diego Alves (44’).
Griezmann ju hakmorr po të njëjtit portier në minutën e 63-të kur me një supergol shënoi golin e epërsisë për Atleticon.
Vetëm gjashtë minuta më vonë (69’), Gabi u gjend para pikës së bardhë me mendimin për të shënuar gol, por sërish i pamposhtur nga 11 metërshi u tregua portieri Diego Alves.
Krejt në fund të ndeshjes Kevin Gameiro (90+3’) shënoi për 2-0 dhe fitoren solide të Atleticos.
Me këtë fitore Atletico ka 15 pikë në vendin e parë, një pikë më shumë se Real Madridi dhe Sevilla, e dy më shumë se Barcelona. Reali dhe Barcelona gjatë ditës zhvillojnë ndeshjet e tyre ndaj Eibarit respektivisht Ceta Vigos. /Telegrafi/