Telegrafi

Atletico largon dy sulmues në janar

Ardhjet e Vitolos dhe Diego Costas te Atletico Madridi, kanë dridhur pozitat e disa lojtarëve në klub.  

Los Rojiblancos kanë qenë të dënuar për transferimin e lojtarëve deri në afatin e verës që shkoi.

Tre kandidatët e parë pas ardhjes së blerjeve për tu larguan janë: Nico Gaitan, Luciano Vietto dhe Kevin Gameiro.

Vitolo ishte blerja e parë, ndërsa vetëm tani u siguruar blerja e Diego Costas.

Pas kësaj sulmi i klubit është i mbingarkuar dhe duhet të largohet disa nga lojtarët që janë aty.

Me 1 janar pritet që disa nga ta të largohen. Edhe me Yannick Carrasco, Angel Correa dhe Fernando Torresin që rrezikojnë.

Costya mund të luajë nga 1 janari, ndërsa Vitolo pritet të kthehet nga huazimi te Las Palmas./Telegrafi/