Atletico Madridi e ka fituar derbin ndaj Valencias me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tretë në La Liga.
Vendasit ia dolën të shënonin golin e epërsisë, mirëpo ajo u anulua nga VAR-i, për shkak se Yunus Musah kishte shkaktuar faul në ndërtimin e aksionit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutat e dytë ishte një ndeshje me ritëm më të lartë.
⏸ ¡Jugadores a vestuarios!
¡Queda toda la segunda mitad para lograr la victoria! 💪 pic.twitter.com/Xcnq52l1e3
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 29, 2022
Ishte minuta e 66-të e takimit, kur Thomas Lemar asistoi për Antoine Griezmannin, që realizoi për 1-0.
Deri në fund, Atletico ia doli të mbante epërsinë, duke fituar kështu tre pikë të mëdha në udhëtim te Valencia.
Pas javës së tretë, Atletico Madridi ka gjashtë pikë, ndërsa Valencia ka tre më pak, e në xhiron e katërt Los Cholchoneros do të takohen me Real Sociedadin. /Telegrafi/