Atletico Madridi ka vazhduar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Leicester Cityt.
Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë Vicente Calderon, ndërsa përballja kthyese në King Power Stadium përfundoi me rezultat të barabartë.
Në këtë mënyrë, me rezultat të përgjithshëm prej 2-1, Los Rojiblancos kualifikohen në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.
Pas një harkimi të Filipe Luis, Saul Niguez realizoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin (26’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, Jamie Vardy reagoi më së miri në zonë për t’i barazuar shifrat (61’).
Sidoqoftë, kampioni anglez nuk arriti të bënte më shumë në minutat e mbetura, ashtu që u largua nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/futbolgramtr/status/854413824727953409
https://youtu.be/dMkf9kH4JX4