Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e anësorit të Sevillas, Vitolo, i cili menjëherë do t’i bashkohet Las Palmas si huazim, shkruajnë mediat në Spanjë.
Sipas Cadena Cope, Atletico ka aktivizuar klauzolën e spanjollit e cila ishte pak nën 40 milionë euro për të kompletuar kështu marrëveshjen prej të cilës ai kaloi testet mjekësore.
Sevilla dhe presidenti i tyre të hënën komunikuan se lojtari ka nënshkruar për pesë vjet me klubin dhe se ai nuk do të largohet.
Atletico dhe Sevilla tash pritet të kenë telashe ligjore për të drejtat e lojtarit, i cili sipas Las Palmas do të kthehet në klub pasi që Atletico ka dënim të transferimit deri në janar.
/Telegrafi/