Nasser Al Khelaifi i Paris SG nuk është biznesmen si gjithë të tjerët, ai përfaqëson fondin sovran të Katarit dhe për këtë nuk iu vë kufi shpenzimeve.
Nëse do (por edhe nëse i jepet mundësia nga Fair Play Financiar i UEFA-s), mund të ndërtojë një Dream Tream edhe më të fortë nga ajo që ka tani. Ndaj, është më mirë mos ta ngacmosh.
Atletico Madrid e bezdisi paksa verën e kaluar, teksa kërkoi t’i merrte Thiago Mottën. Simeone e donte me çdo kusht brazilianin, duke ngjallur zemërimin e Al Khelaifit.
Sipas Mundo Deportivo, ai mori në telefon presidentin e Atleticos dhe, pa shumë diplomaci, i tha “Po nuk hoqët dorë, kam për të blerë Atletico Madrid”.