Telegrafi

Atletico: Finalja në Wanda është motivim shtesë

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se pritja e finales së Ligë së Kampionëve në Wanda Metropolitano është motivim shtesë për klubin madrilen.

UEFA konfirmoi zyrtarisht ditë më parë se finalja e vitit 2019 në Ligën e Kampionëve do të mbahet në Wanda Metropolitano.

Stadiumi i Atleticos i përuruar ditë më parë, është me fushë moderne dhe menjëherë është shpërblyer nga UEFA duke marrë organizimin e finales për vitin 2019.

Për presidentin e Atletico Madridit, finalja do të shërbejë si motivim shtesë për të arritur finalen e vitit 2019.

“Natyrisht se do të ishte e mrekullueshme që ne të jemi pjesë e finales”.

“Ka shumë kohë para se ajo të ndodhë, dhe shumë kundërshtarë duhen tejkaluar”.

“Do të ishte një ëndërr që të jemi në atë finale, por po ashtu një ëndërr të jemi edhe në Kiev”.

“Ne kemi stadium shumë të mirë kështu që vendimi nuk më befason. Është nder për klubin dhe qytetin kështu që jemi të kënaqur që UEFA arriti marrëveshje me ne”, deklaroi Cerezo.

/Telegrafi/