Telegrafi

Atletico e gjen zëvendësuesin e Griezmannit në Francë, Diaz drejt rikthimit në La Liga

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann duket se do të largohet nga Atletico Madrid.

Ylli i ‘Los Colchoneros’, po kërkohet nga skuadra të mëdha si Barcelona, Chelsea, Manchester United e Bayern Munich.

E nga shitja e tij Atletico Madrid po mendon të fitojë mbi 100 milionë euro.

Por sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Atletico Madrid tanimë ka gjetur zëvendësuesin e Griezmannit.

Fjala është për sulmuesin e Lyonit, Mariano Diaz i cili ka shkëlqyer në Ligue 1.

Ish-anëtari i Real Madrid ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme me Lyonin duke shënuar 16 gola në të gjitha garat dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.

24-vjeçari mund të rikthehet në La Liga pasi Atletico Madrid është e gatshme të paguajë rreth 45 milionë euro për të.

Lyon pagoi vetëm tetë milionë euro për transferimin e tij, ndërsa lojtari kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Gjithsesi Atletico nuk do ta ketë të lehtë transferimin e lojtarit pasi ai po kërkohet edhe nga Borussia Dortmund dhe Liverpool. /Telegrafi/