Telegrafi

Atletico dhe Bayern, duel strategësh – mësoni formacionet

Një nga duelet interesante të xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve pritet të jetë përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut.

Nënkampioni evropian është nikoqir i bavarezëve, të cilët nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit i duan të gjitha trofetë këtë sezon.

Lexo po ashtu Dhjetë klubet me më së shumti gola në LK nga sezoni 2015/16 (Foto)

Mirëpo, të gjithë e njohin potencialin e Diego Simeones, i cili do t’i kërkojë tri pikë tjera në kuadër të Grupit D.

Formacioni i Atletico Madridit: Oblak; Juanfran, Savić, Godin, Filipe Luís; Koke, Saul Ñíguez, Gabi, Carrasco; Griezmann, Torres.

Formacioni i Bayern Munichut: Neuer; Lahm, Boateng, Martinez, Alaba; Vidal, Alonso, Thiago; Müller, Lewandowski, Ribery. /Telegrafi/