Një nga duelet interesante të xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve pritet të jetë përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut.
Nënkampioni evropian është nikoqir i bavarezëve, të cilët nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit i duan të gjitha trofetë këtë sezon.
Mirëpo, të gjithë e njohin potencialin e Diego Simeones, i cili do t’i kërkojë tri pikë tjera në kuadër të Grupit D.
Formacioni i Atletico Madridit: Oblak; Juanfran, Savić, Godin, Filipe Luís; Koke, Saul Ñíguez, Gabi, Carrasco; Griezmann, Torres.
Formacioni i Bayern Munichut: Neuer; Lahm, Boateng, Martinez, Alaba; Vidal, Alonso, Thiago; Müller, Lewandowski, Ribery. /Telegrafi/