Site icon Telegrafi

Atletico del me deklaratë zyrtare për lëndimin e Torresit (Foto)

Atletico Madrid ka njoftuar të gjithë më një postim zyrtar në ‘Twitter’ në lidhje me lëndimin e rëndë të sulmuesit Fernando Torres.

Fernando Torres ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë pas një përplasje me një kundërshtar, e cila e dërgoi në tokë pa ndjenja.

Pas këtij lëndimi, Torres u dërgua me urgjencë në spital, por pastaj erdhi lajmërimi se gjendja e sulmuesit është më e mirë.

Lexo po ashtu Torres pëson lëndim të rëndë dhe mbet pa ndjenja, largohet me urgjencë nga fusha (Foto/Video)

Tani edhe skuadra e tij ka dal me një deklaratë zyrtare, ku njofton se Torres vuan nga një lëndim në kokë, teksa do ta kalojë natën në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Torres vuan nga një lëndim në kokë. Ai u dërgua me nxitim në spital për t’iu  nënshtruar testeve. Ai do ta kalojë natën në spital nën vëzhgim të mjekëve”, shkruhet në njoftimin fillestar të Atleticos, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Përmirësohet gjendja e Torresit, tani është i vetëdijshëm dhe po flet

Më pastaj, Atletico bëri edhe një postim tjetër në profilin e tyre zyrtar, ku iu falëndruar të gjithëve për mbështetjen e dhënë ndaj Torresit.

“Faleminderit për mesazhet e mbështetjes për Torresin”.

“Ai është i fortë dhe i vetëdijshëm. Ai do të kalojë natën në spital dhe do t’i nënshtrohen nesër testeve për më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version