Një ish-politikan indian i dënuar për rrëmbim është qëlluar për vdekje drejtpërdrejt në TV së bashku me vëllain e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste me gazetarët kur një armë iu afrua pranë kokës në Prayagraj, i njohur gjithashtu si Allahabad.
Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre persona të cilët ishin paraqitur si gazetarë u dorëzuan me shpejtësi dhe u morën në paraburgim.
Murderers shouted "Jai Sri Ram" after firing bullets on Atiq Ahmed and Ashraf.
JUNGLE RAJ..! #AtiqueAhmed #Prayagraj https://t.co/OdJUV3oc6x
— Md Asif Khan (@imMAK02) April 15, 2023
Ndryshe, djali adoleshent i Ahmedit u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.
Ahmed më parë kishte pohuar se kishte një kërcënim për jetën e tij nga policia.
LIVE ENCOUNTER FOOTAGE ATIQ AHMED ATIQUE AHMED #atiqueahmed #atiqahmed #Encounter pic.twitter.com/SX2uy3LPVQ
— Swati Sharma🇮🇳 (मोदी का परिवार) (@girlikeapearl96) April 15, 2023
Pamjet tregojnë Ahmed dhe vëllain e tij, Ashraf, të dy në pranga, duke folur me gazetarët derisa ishin rrugës për një kontroll mjekësor në një spital.
Në pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale dhe kanalet televizive, Ahmedi pyetet nëse mori pjesë në funeralin e djalit të tij.
Fjalët e tij të fundit para kamerës janë: “Nuk na morën, prandaj nuk shkuam”.
Tre sulmuesit e dyshuar kishin mbërritur në vend me motoçikleta, tha policia. Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe një polic dhe një gazetar.
Ahmedi, i cili është një ish-deputet, dhe vëllai i tij ishin në paraburgim policor dhe ishin sjellë në Prayagraj në Uttar Pradesh, ku Ahmed po përballej me akuza për vrasje dhe sulm.
Ata të dy ishin arrestuar në prill në lidhje me vrasjen në shkurt të Umesh Pal, një dëshmitar kyç në vrasjen e Raju Pal në 2005, një ligjvënës që i përket Partisë rajonale Bahujan Samaj (BSP).
Ahmed u burgos në vitin 2019 pasi u dënua për rrëmbim.
Djali adoleshent i Atiq Ahmedit, Asad dhe një burrë tjetër, i kërkuar në lidhje me një rast vrasjeje, u vranë nga policia në fillim të kësaj jave në atë që u përshkrua si një shkëmbim zjarri. /Telegrafi/