Site icon Telegrafi

Atik Xhamia e ndërtuar para 411 vjetësh është objekti i parë i kultit fetar islam në Gjilan

E njohur edhe si Xhamia e Medresesë, në bazë të informacioneve të marra në librin “Në Tokën Amë”, Atik Xhamia është objekti i parë i kultit fetar islam, e ndërtuar në qytetin e Gjilanit.

Kjo xhami mendohet të jetë ndërtuar diku rreth shekullit të XVII, por nuk dihet saktë viti i përfundimit të saj pasi ka shënime në të cilat thuhet se kjo kishte ndodhur në vitin 1606 dhe disa të tjera ku theksohet se ndërtimi i xhamisë përfundoi në vitin 1609, transmeton Telegrafi.

Kjo fotografi tregon se çfarë vjetërsie ka kjo xhami.

Ndërsa, kjo pamja tjetër tregon se xhamia është funksionale edhe pas 411 vjetësh.

Duke qenë kaq e rëndësishme dhe e vjetër, Atik Xhamia është e listuar si monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe është nën mbrojtje të përhershme që nga viti 2012.

Në oborr të xhamisë ndodhej shatërvani si dhe objekti ku laheshin kufomat. Mirëpo, tani vendin e tyre e kanë zënë ndërtesat përcjellëse, lokalet dhe medreseja.

Xhamia ka sallën e lutjeve dhe minaren, ndërsa hajati, dikur funksional, është prishur në vitin 1993, kur ndërtohet një aneks, i cili i bashkëngjitet objektit të xhamisë duke u bërë pjesë integrale e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version