Telegrafi

Atë që më parë e shihni në foto zbulon se si aktualisht ndiheni në marrëdhënien dashurore: Thonë që 97% është e saktë

A i keni parë konet, gjurmët e shputave apo kukullat “babushka”?

Testi i thjeshtë i personalitetit zbulon se si aktualisht ndiheni dhe çfarë janë marrëdhëniet tuaja dashurore dhe miqësore, transmeton Telegrafi.

Konet

Nëse në foto më parë keni vërejtur konet do të thotë që keni dëshirë të madhe të njihni një person të ri. Ndiheni të vetmuar dhe dëshironi që të gjeni një partner të ri apo ndonjë person i cili do t’jua zbukurojë përditshmërinë. Nëse tashmë jeni në marrëdhënie me dikë do të thotë që e dashuroni shumë partnerin tuaj dhe çdo moment dëshironi ta kaloni me të.

Gjurmët

Nëse në foto keni parë gjurmët e këpucëve, kjo mund të thotë që ndiheni të pasigurt në marrëdhëniet tuaja dashurore dhe miqësore. Shpesh ju kujtohen gjërat e këqija nga e kaluara dhe frikësoheni që i dashuri të mos ju pranojë në tërësi.

Kukullat “Babushka”

Nëse më parë keni vërejtur kukullat ruse “babushka”, kjo do të mund të thotë që në kohët e fundit jeni goxha të tendosur. Me siguri ju nevrikos sjellja e partnerit tuaj apo e ndonjë miku, por që nuk dëshironi t’ia bëni me dije. /Telegrafi/