Erling Haaland është aktualisht mbreti i Ligës Premier në këtë edicion, pasi ka shënuar në total 14 gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Sulmuesi norvegjez e dëshmoi një gjë të tillë edhe në derbin e sotëm mes Manchester Cityt dhe Manchester United, duke realizuar het-trik.
Citizens triumfuan 6-3 ndaj Djajve të Kuq, me Haaland dhe Phil Foden që realizuan het-trike, ndërsa për mysafirët realizuan Antony dhe Anthony Martial me dy gola.
Kur jemi te het-trike, norvegjezi ka arritur të bëjë të paimagjinueshmen, duke barazuar një rekord të Cristiano Ronaldos në Ligën Premier.
Ylli portugez në karrierën e tij në ligën angleze ka realizuar tri het-trike, ndërsa Haaland e ka bërë këtë gjë për tetë ndeshje në elitën e futbollit të Anglisë.
Kjo nuk do shumë fjalë për të shpjeguar se çfarë mund të bëjë sulmuesi i kampionit në fuqi, dhe duke se vetëm në këtë sezon, siç po shkojnë gjërat, do të thyejë edhe shumë rekorde të tjera. /Telegrafi/