Site icon Telegrafi

Atdhe Nuhiut i ofrohet zgjatja e kontratës me Sheffield Wednesdayn

Atdhe Nuhiu është shndërruar në idhull të ri të skuadrës së Sheffield Wednesday.

Sulmuesi shtatgjatë ka kaluar nëpër një sezon fantastike në Championships, pas një starti të dobët edhe shkaku i një lëndimi.

Por, sipas revistës britanike “The Star”, sulmuesit 28-vjeçar i është ofruar një kontratë e re që përfshin edhe rritjen e pagës vjetore.

“Bisedimet me lojtarin po shkojnë shumë mirë. Jemi të interesuar që të vazhdojmë bashkëpunimin”, i ka thënë revistës një burim brenda klubit.

Kontrata e reprezentuesit të Kosovës mbaron gjatë qershorit të këtij viti, kurse në klub janë të gatshëm që ta ndalin të paktën edhe për tre vjet të tjerë.

Ai theksojmë se sezonin në ligën e dytë angleze e ka përfunduar duke shënuar tre gola në ndeshjen kundër Norwichit, të cilën e fituan me rezultat 5:1.

Ndryshe, Nuhiu gjatë këtij edicioni ka shënuar 14 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat me Sheffieldin. /Telegrafi/

Exit mobile version