Telegrafi

Atdhe Nuhiu shënon në shtesë dhe ia siguron një pikë ekipit të tij ndaj Fulhamit

Festa pas golit të Atdhe Nuhiut (Foto: Sheffield Wednesday/Twitter)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është treguar vendimtar tek skuadra e tij nga Championship, Sheffield Wednesday.

Sheffield Wednesday ka arritur të sigurojë një barazim të vonshëm 1-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Ky barazim erdhi falë sulmuesit shtatlartë të Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Lexo po ashtu Atdhe Nuhiu flet me emocione: Të luash për Kosovën është shumë më shumë se për çdo kombëtare tjetër

Nuhiu u tregua vendimtar duke shënuar gol nga afërsia në minutat shtesë dhe duke ia siguruar një pikë skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se sulmuesi prishtinas u inkuadrua në ndeshje vetëm në minutën e 77-të të ndeshjes.

Ky ishte vetëm goli i parë i Nuhiut deri më tani këtë sezon me Sheffield Wednesday. /Telegrafi/