Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është treguar vendimtar tek skuadra e tij nga Championship, Sheffield Wednesday.
Sheffield Wednesday ka arritur të sigurojë një barazim të vonshëm 1-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.
Ky barazim erdhi falë sulmuesit shtatlartë të Kosovës, Atdhe Nuhiu.
Nuhiu u tregua vendimtar duke shënuar gol nga afërsia në minutat shtesë dhe duke ia siguruar një pikë skuadrës së tij.
GET IN!!! #swfcLIVE pic.twitter.com/Z8PJtHl8Lp
— Sheffield Wednesday (@swfc) September 21, 2019
Vlen të theksohet se sulmuesi prishtinas u inkuadrua në ndeshje vetëm në minutën e 77-të të ndeshjes.
Ky ishte vetëm goli i parë i Nuhiut deri më tani këtë sezon me Sheffield Wednesday. /Telegrafi/