Atdhe Nuhiu ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Fulham, por që ishin të pamjaftueshme për skuadrën e tij.
Sulmuesi i Kosovës, shkëlqeu në ndeshjen e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Fulhamit, që u mbyll me rezultat 5-3.
Gjiganti kosovar hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i shfrytëzoi 45 minutat e lojës për t’i shënuar dy gola.
Atdhe bagged goals number 49 and 50 in his Wednesday career today!???#swfc pic.twitter.com/FvnHeFtt24
— Sheffield Wednesday (@swfc) July 18, 2020
Nuhiu e shënoi golin e tij të parë vetëm tre minuta pas inkuadrimit në lojë, në minutën e 49-të të ndeshjes, duke shënuar nga pika e penalltisë.
Great penalty from big Atdhe 1-3 #gameon #wawaw #swfc @swfc pic.twitter.com/oUSsHzOQax
— WAWAW76 (@ndunne76) July 18, 2020
Ndërsa, golin e tij të dytë e shënoi në minutën e 78-të, që u asistuar nga Jacob Murphy, i cili e kishte shënuar golin tjetër të Sheffieldit në këtë ndeshje.
Great header by Nuhiu 3-4 can we get a point with a Nuhiu hattrick??? #wawaw #swfc @swfc pic.twitter.com/oxz2pP3t2g
— WAWAW76 (@ndunne76) July 18, 2020
Nuhiu ka shënuar gjashtë gola këtë edicion në Championship.
Fulham mbetet në garë për një vend në Ligën Premier, ndërsa Sheffield e ka siguruar mbijetesën në Championship. /Telegrafi/