Telegrafi

Atdhe Nuhiu mund të mbetet te Sheffield Wednesday

Atdhe Nuhiu thuhet se është në bisedime rreth një rikthimi të mundshëm në Sheffield Wednesday, klub ku ka kaluar vitet e fundit.

Sulmuesi gjigant aktualisht është lojtar i lirë, pasi është larguar nga “Hillsborough” pas skadimit të kontratës së tij në fund të korrikut.

Ka qenë vet Nuhiu i cili në një intervistë të dhënë pas ndeshjes Kosovë – Greqi, ka thënë se ka gjasa që të mbetet te Sheffield Wednesday.

Foto: Sheffield Wednesday/Twitter

Në anën tjetër trajneri i Sheffield Wednesday, Garry Monk, kishte thënë se nuk janë duke menduar kë gjë, pasi u fol që përveç Nuhiut të mbetej edhe Kieran Lee.

“Për momentin, po. Padyshim që kam respekt të madh për ata të dy. Ata janë njerëz të shkëlqyeshëm dhe ishte fantastike për të punuar me ta”, duk shtuar se nuk mendojnë rikthimin e tyre. /Telegrafi/