Futbollisti me origjinë shqiptare që ka veshur fanellën e reprezentacionit të Austrisë një kohë, Atdhe Nuhiu, është shumë afër të futet në Ligën Premier me ekipin e tij, Sheffield Wednesday.
Nuhiu me ekipin e tij kanë eliminuar Brightonin në gjysmëfinale të Play-Offit për Ligën Primer, ndërsa në finale do të takohen me Hull Cityn e Steve Bruceit më 28 maj në ora 18.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë skuadra e fundit që siguron elitën angleze Ligën për stinorin tjetër.
Burnley dhe Middlesbrough janë skuadrat e para që e kanë siguruar pjesëmarrjen direkte për Ligën Premier. /Telegrafi/