Site icon Telegrafi

Atdhe Nuhiu asiston dhe shënon brenda dy minutave në Championship

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka pasur një ditë të mirë sot (e shtunë) në aspektin individual.

Sheffield Wednesday ka arritur të marr një barazim me rezultat 3-3 në udhëtimin e tyre te Prestoni.

Njëri nga më meritorët e kësaj pike të fituar padyshim se ishte sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Nuhiu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Atdhe Nuhiut

Nuhiu u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe brenda dy minutave arriti të lë gjurmë duke asistuar fillimisht dhe pastaj duke shënuar golin e barazimit.

Në minutën e 76-të, Nuhiu asistoi tek goli i 3-2 për Fernando Forestieri, ndërsa dy minuta më vonë gjeti golin e barazimit 3-3.

Ky ishte goli i katërt personal për sulmuesin e Kosovës këtë sezon, ndërsa ka asistuar dy herë. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version