Atalanta ka vazhduar me fitore në Serie A, ku kësaj radhe ka mposhtur Lazion në udhëtim me rezultat 1-3.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Parolo në minutën e tretë.
Por 19 minuta më vonë Atalanta e barazoi rezultatin në 1-1, pasi sulmuesi kryesor i tyre Duvan Zapata realizoi për 1-1.
Mbrojtësi belg Castagne realizoi për epërsinë e parë të Atalantës 1-2 në minutën e 58-të pas asistimit nga Gomez.
Në minutën e 78-të, mysafirët i dhanë goditjen përfundimtare Lazios para adhuruesve të vet.
Ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që realizoi një gol të bukur me kokë për 1-3.
Kësisoj Atalanta vazhdon të ëndërrojë për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht mban pozitën e katërt në tabelë me 62 pikë, një më pak se Interi në pozitën e tretë.
Për Gjimshitin goli ndaj Lazios ishte i dyti këtë edicion në Serie A, derisa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=h3LYxKcVuHc