Site icon Telegrafi

Ata që ushtrojnë kanë IQ më të lartë

Shkencëtarët suedezë nga akademia Sahlgrenska kanë bërë një studim në të cilin janë përfshirë 1.2 milionë adoleshentë.

Duke analizuar rezultatet e testeve të koeficientit të inteligjencës dhe testet e përgatitjes fizike, ata kanë ardhur në përfundim se forma e mirë trupore është në përpjesëtim të drejtë me inteligjencën e lartë.

Po ashtu është treguar se të rinjtë të cilët ushtrojnë rregullisht, janë më të suksesshëm nëpër fakultete dhe sigurojnë punë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version