Site icon Telegrafi

Ata që shikojnë porno-filma më shumë se një herë në javë, ndryshojnë në aspektin e religjionit

Shumica e njerëzve e njohin të paktën një person që shikon rregullisht filma pornografikë.

Një studim i ri ka treguar se shikimi i filmave të tillë më shpesh se një herë në javë mund t’i shkaktojë njerëzit të mbajnë besime më të forta religjioze sesa ata të cilët herë pas here shikojnë filma të tillë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak se ata tentojnë t’i kompensojnë ndjenjat e fajit me lutje.

Samuel Perry ka analizuar të dhënat e më shumë se 1.300 amerikanëve përgjatë një periudhe mbi gjashtë vjeçare për të zbuluar se shikimi i filmave pornografikë shkakton besime religjioze me kohën.

“Ata të cilët kanë shikuar filma pornografikë me shpeshtësi të madhe duket se janë më religjiozë në aspektin e shpeshtësisë sa bëjnë lutje dhe sa marrin pjesë në rituale fetare sesa ata të cilët shikojnë filma pornografikë në nivel mesatar”, ka treguar Perry.

Sa i përket arsyes se përse ndodh kjo, Perry ka dhënë shumë teori, por më e forta, sipas tij, ka qenë ajo e kompensimit të fajit me lutje. /Telegrafi/

Exit mobile version