Site icon Telegrafi

Ata që shikojnë më shumë filma pornografikë bëjnë më shumë seks

Për këtë hulumtim lidhur shprehitë e tyre kanë treguar 1.023 persona të rritur lidhur me shikimin e filmave pornografikë. 20 për qind e meshkujve dhe 60 për qind e femrave kanë pranuar që rregullisht shikojnë filma pornografikë. 53 për qind e të anketuarve shikon filma të këtillë në çift, ndërkaq 66 për qind e të tjerëve do të do të shikonin bashkë me partnerin, nëse ai pajtohet.

Këto të dhëna, transmeton Telegrafi, konfirmojnë mendimin që filmat pornografikë nuk janë vetëm për meshkujt dhe për të vetmuarit, por që mund të jenë të mirë për lidhje më të mirë dhe komunikim më të mirë të çiftit.

Habit fakti që ata që kanë thënë se ata që shikojnë më shumë filma pornografikë kanë më shumë seks.

Nga meshkujt të cilët kanë partnere dhe të cilët shikojnë filma të këtillë, 68 për qind e tyre kanë thënë që partnerja e tyre është në dijeni për këtë gjë, ndërkaq vetëm 7 për qind e tyre janë përgjigjur se do të ndërpresin shikimin e filmave pornografikë.

Studimi i mëparshëm që ka pasur të bënte me këtë temë ka konfirmuar që njerëzit të cilët janë të hapur sa i përket shikimit të filmave pornografikë janë më të lumtur në lidhjet dashurore të tyre. Edhe pse filmat pornografikë mund të jenë të dëmshëm, është konstatuar që, gjithashtu, mund të jenë edhe të mirë nëse shikohen me lejen e partnerit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version